Përleshje e armatosur në Kretë: 3 të vdekur dhe 15 të plagosur në mes të një konflikti familjar në Vorizia.

Data

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës, Greqi, mëngjesin e kësaj të shtune, ku tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje të armatosur midis dy familjeve në fshatin Vorizia, në komunën e Phaistos, Heraklion.

Sipas mediave greke, përplasja ndodhi pas shpërthimit me eksploziv në një banesë natën e kaluar (31 tetor), çka u bë shkaku që dy familjet Kargakis dhe Fragkiadakis, të njohura për konfliktet e tyre të vjetra, të merrnin armët. Në vendin e ngjarjes u qëlluan mbi 2,000 plumba, ndërsa banorët tregojnë se fshati u kthye në një zonë lufte.

Në bilancin tragjik, mes viktimave janë një nënë 55-vjeçare dhe vajza e familja Fragkiadakis, si dhe djali 35-vjeçar i familjes Kargakis, ka bërë të ditur komandanti i Spitalit “Venizelio”, Costas Dandoulakis.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related