Veliaj i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese, konfirmon Drejtoria e Burgjeve

Data

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht se janë marrë të gjitha masat për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.

Në përgjigjen zyrtare për gazetaren Enkelejda Mema institucioni bën me dije se:

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related