Gjeografia shqiptare ka hyrë në një fazë të re të analizave të saj, gjë që lidhet me përparimin e madh teknologjik dhe shpejtësinë e rritur të përpunimit të informacionit. Sa më të sakta të jenë të dhënat dhe sa më të avancuara të jenë teknikat aq më cilësor do të jetë produkti i gjeografëve. Në studimet e shumë autorëve është thënë se teknologjia gjeospaciale, së bashku me bioteknologjitë dhe nanoteknologjitë, shënojnë një nga tri teknologjitë kryesore që do të formojnë zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe shoqërisë në vitet në vijim. Pra, siç shihet, gjeografia është në këtë vorbull të madhe të zhvillimit dhe gjeografia shqiptare duhet të përshtatet me këtë trend të pazakontë të shpërthimit të informacionit gjeohapësinor. Ishte kjo kërkesë e kohës dhe tentativa e gjeografisë shqiptare për ridimensionim, që solli pedagogë dhe studiues të gjeografisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në një tryezë shkencore me temë: “Vendi i gjeografisë teknike në shkencën gjeografike”, ku u shpalosën edhe disa punime si shembuj të aplikimit të suksesshëm të teknikave gjeografike.
Gjeografia shqiptare në epokën digjitale
Data
