Vllaznia dhe Teuta, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore.
Por vitet e fundit duelet e zhvilluara në “Loro Boriçi” kanë folur vetëm shkodranshe. Kjo pasi në 4 vitet e fundit, durrsakët nuk ia kanë dalë të triumfojnë në Shkodër.
Fitorja e fundit e tyre është në vitin 2020, me “Djemtë e Detit” që triumfon 3-0 me golat e Kallakut, Aleksit dhe Vilës.
Megjithatë, sot të dyja ekipet synojnë 3 pikët dhe për këtë arsye, në Shkodër pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë shuar dilemat, duke zbuluar edhe formacionet zyrtare.
