Franca/ Vritet një 33-vjeçare në Mulhouse, në kërkim ish-partneri shqiptar

Data

Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për vrasjen e një kameriereje 33-vjeçare në Mulhouse të Francës. Ngjarja ndodhi të shtunën e 22 tetorit.

Mediat franceze raportojnë se në kërkim është shpallur ish-partneri i saj, një shtetas shqiptar. Sipas zhvillimeve të reja në hetim, viktima jetonte prej 3 vitesh me të dyshuarin, ndërsa ishin ndarë së fundmi.

Zyra e prokurorit të Mulhouse deklaroi në njoftimin e saj për shtyp se viktima nuk kishte paraqitur asnjë ankesë apo raport policor.

Mediat raportojnë se autopsia e të resë do të kryhet sot në institutin mjeko-ligjor në Strasburg.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related