Tropojë/ Arrestohet 25-vjeçari me 655 g kanabis, procedohet nëna që tentoi të fshehë drogën

Data

Një 25-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Tropojë, pasi në banesën e tij u gjetën 655 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Dyshohet se kjo sasi ishte destinuar për trafikim drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, nëna e të riut është proceduar penalisht, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike me qëllim pengimin e hetimeve. Materiali narkotik është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Veprimet janë kryer në bashkëpunim mes strukturave të Policisë së Tropojës dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related