Zgjedhjet e 9 nëntorit: PD mbështet kandidatë të pavarur në 5 bashki, PS shpall emrat e saj

Data

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit kandidatët kanë depozituar dokumentet për të hyrë në garën elektorale.

Vlorë, kandidati i pavarur që do të mbështetet nga PD është Dionis Sota. Ndërsa Partia Socialiste ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila u zgjodh edhe deputetë, por e la mandatin.

Berat, opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur Pavlo Shkarpa, ndërsa PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca.

Partia Socialiste ka propozuar në Cërrik, kandidatin Florenc Doka, ndërsa i pavaruri Amarildo Hoxha do të marrë edhe mbështetjen e opozitës. Po në këtë bashki do të kandidojë nën logon e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” edhe Eligert Hima.

Në bashkinë e Matit, PS ka propozuar kandidatin Altin Bojni, ndërsa kryetarja e Gruas së PS, Suzana Pasha shpalli kandidaturën si e pavarur. PD në Mat do të mbështesë kandidaturën e Eduart Brahilikës, edhe ky si i pavarur.

Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related