“GJKKO refuzon lirimin e Lefter Kokës”

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk pranoi argumentin e Kokës se kishte kaluar afati trevjeçar i paraburgimit për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Koka, i cili është nën hetim për disa dosje të inceneratorëve, do të qëndrojë sërish në burg, pavarësisht se në korrik të këtij viti kishte fituar të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit.

Për këtë çështje, ai është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, të cilat do t’i vuajë me gjykim të shkurtuar.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Posaçme e dënoi Kokën me 3 vite burg për inceneratorin e Tiranës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 2 vite.

Gjithashtu, ish-ministrit i ndalohet mbajtja e funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

SPAK ka çuar për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve edhe Lefter Koka, disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Në dosjen e inceneratorit të Elbasanit, SPAK akuzon edhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili dyshohet se ka përfituar rreth 14.6 milionë lekë përmes falsifikimit të dokumenteve të shpronësimit të një toke, në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe Pëllumb Abeshin, kryetar i shpronësimeve.

Ndërkohë, çështja për inceneratorin e Fierit është ende në proces rigjykimi, ku Koka vijon të jetë i përfshirë si i akuzuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related