“Arrestohet 19-vjeçari në Durrës për shpërndarje të drogës”

Data

Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin E. H., banues në lagjen nr. 13.

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi droge që ishte e destinuar për shitje me doza.

Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related