Në datat 9 dhe 10 tetor, Shqipëria do të mikpresë një samit rajonal të NATO-s me fokus të veçantë në mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë digjitale. Qëllimi i këtij takimi është debatimi i strategjive moderne për parandalimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve në hapsirën virtuale.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për këtë samit do të përdoren dronë të prodhuar në vend si pjesë e masave të sigurimit — një sinjal që vendi synon të demonstrojë kapacitetet teknologjike dhe angazhimin në sigurinë kibernetike.
Në Shqipëri tashmë ekziston një “Njësi Ushtarake e Sigurisë Kibernetike” që operon për mbrojtjen e rrjeteve ushtarake dhe infrastrukturave kritike ndaj sulmeve digjitale. Kjo njësi pritet të ketë rol aktiv gjatë samitit në koordinimin e sigurisë teknologjike lokale me partnerët nga Aleanca.
