Arjan Ndoja “justifikon” vrasjen e gjyqtarit Kalaja: “Menduat se po të na hiqnit ne, gjërat do rregulloheshin…”

Data

Arjan Ndoja, ish-prokuror dhe deputet i PD-së, ka bërë deklarata që shumë kritikë i konsiderojnë si përpjekje për të **justifikuar** vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai tha se një nga arsyet që çoi në ngjarjen tragjike është dështimi i Reformës në Drejtësi.

Në postimin e tij, Ndoja u shpreh se shteti është goditur dhe se Kalaja është viktimë e klimës ku sistemi gjyqësor është sulmuar vazhdimisht nga politika, pa solidaritet të brendshëm dhe pa reagim me vendosmëri ndaj çdo sulmi ndaj ligjit.

Deklarata e Ndojës ndryshon tonin krahasuar me shumë reagime publike të cilat thanë se krimi nuk ka asnjë justifikim, pavarësisht kush ishte në konflikt me gjyqtarin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related