Kandidati për kryebashkiak i zhgënjyer me Berishën: “Është lojë klanesh, duhet të kesh mbrapa një televizion dhe 7-8 biznese”

Data

Pas zyrtarizimit të Florian Binajt si kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Agron Haxhimali — një prej emrave që është përmendur për garë — u shpreh i zhgënjyer dhe kritik me procesin. Ai tha se kjo nuk është garë reale, por “lojë klanesh” me rregulla që favorizojnë ata që kanë pasur burime të mëdha politike dhe ekonomike.

Haxhimali theksoi se për të garuar seriozisht, duhet të kesh mbështetje të madhe mbrapa — një televizion, disa biznese — dhe që pa këtë infrastrukturë është e pamundur të konkurosh. “Unë të vetmin kapital që kam është mendja, telefoni, laptopi dhe stilolapsi,” tha ai, duke nënvizuar se mungesa e resurseve e penalizon rëndë kandidatin që vjen nga jashtë rrjeteve të pushtetit.

Për këtë arsye, ai nuk do të tentojë kandidaturë këtë herë, ndërsa bëri thirrje që zgjedhjet të mos jenë një teatër ku vendin e meritës e zë fuqia ekonomike dhe klanet politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related