Ogerta Manastirliu, e cila është zyrtarizuar si kandidate e PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që do të mbahen në 9 nëntor, ishte e ftuara e parë e kryeministrit Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” që e ka rikthyer dje pas disa muajsh pauze. Në fillim të podkastit, Rama ka folur dhe për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm. Shkarkimin e Veliajt ai e ka konsideruar si një domosdoshmëri për Tiranën, por burgosja e tij erdhi si pasojë e një procesi të dyshimtë që po zhvillohet nga drejtësia. “Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakonshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që janë të dyshimta”, deklaroi Rama, deklaratë kjo që tregon hapur se kryeministri tashmë e ka lëshuar Veliajn.
Rama ia thotë në sy Manastirliut përse e kandidoi për zgjedhjet në Tiranë pa e pyetur: Ti ishe kryetarja që shumica donte
Më tej kryeministri Edi Rama gjatë bisedës i tregoi znj Manastirliu edhe arsyen se përse vendosi ta kandidonte në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Nga të gjitha anketimet, Rama tha se Manistriliu ishe kryetarja e bashkisë që shumica donte, duke “e ngritur kështu në qiell”. “Tani dua të them dhe unë një gjë këtu. Je dëshmitare, në gjithë këtë rrugëtim të gjatë, që unë i analizoj shumë gjërat që kanë lidhje me vendimet; dhe kur vjen puna te ndarja e detyrave, ka dy kategori vendimesh lidhur me detyrat. Njëra është kategoria e vendimeve kur është shumë e rëndësishme se çfarë mendojnë njerëzit; dhe njëra është kategoria e vendimeve që ti nuk mund ta dish se çfarë mendojnë njerëzit, sepse duhet të marrësh përsipër risk lidhur me njerëz të rinj që ti nuk mund t’i pyesësh njerëzit:
