Në një ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e Kalamatas në Greqi, dy persona — një shqiptar dhe një burrë 70-vjeçar grek — u gjetën të pajetë pas sulmit me armë automatike.
Sipas raportimeve, 70-vjeçari grek ishte pronar kampingu ku ndodhi ngjarja, ndërsa shqiptari, rreth 50 vjeç, dyshohet se ka marrë plumba nga prapa në përpjekje për të shpëtuar nga ekzekutorët. Zyrtarë të policisë lokale po hetojnë intensivisht për të zbuluar autorët dhe motivet, ndërkohë që është konfirmuar përdorimi i armëve automatike në sulm.
