“Kush merr Tiranën, merr mesfushën dhe fiton Shqipërinë” — Bamir Topi shpjegon pse opozita ka humbur besimin

Data

Ish-Presidenti Bamir Topi shprehet se Tirana ka një rol vendimtar në politikën shqiptare — sipas tij, ai që fiton kryeqytetin, kontrollon “mesfushën” politike dhe ka mundësi të fitojë edhe garën kombëtare. Ai vlerëson se opozita ka humbur besimin dhe shumica e emrave refuzojnë të kandidojnë për Tiranën, për shkak të skepticizmit dhe pasigurisë që sundon brenda saj.

Topi thotë se nëse opozita pranon të garojë, duhet të zgjedhë figurën më të fortë të mundshme dhe t’i japë besim njerëzve me potencial real politik, jo vetëm për kandidim por edhe për karrierë brenda partisë. Ai thekson se nuk mund të “digjen” njerëzit në fushata që nuk sjellin shpresë apo rezultat, dhe se mungesa e guximit për kandidim është simptomë e krizës së brendshme që përballon opozita aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related