Në një intervistë në “Top Story”, Presidenti Bajram Begaj ka shpjeguar vendimin e tij për të firmosur dekretin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Sipas tij, ai ka ndjekur me kujdes të gjithë rrugëtimin kushtetues dhe procedurat juridike që lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt dhe me organizimin e zgjedhjeve lokale.
Begaj shton se nuk mund të vihej “balancë në gjykimin” mes dekretit presidencial dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo do të krijonte vakume ligjore dhe pasiguri institucionalë. Ai theksoi se shkarkimi i kryebashkiakut u bë me Vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me propozimin e këshillit bashkiak dhe ligjin që gjykon mosparaqitjen në detyrë.
Presidenti pohoi se ka konsultuar me ekipin e tij dhe ka marrë në konsideratë çdo pretendim të mundshëm që është ngritur në media, por sipas tij, ushtrimi i kompetencës kushtetuese për dekretimin e zgjedhjeve nuk cenon të drejtën e palëve për t’u ankuar në instancat ligjore. Ai tha se shpreson që Gjykata Kushtetuese të shprehet sa më shpejt, në mënyrë që procesi të jetë sa më i qartë dhe i konsoliduar.
