Një vendim i papritur nga presidenti Donald Trump ka tronditur Uashingtonin dhe mbarë Shtetet e Bashkuara. Trump ka firmosur urdhrin për rikthimin e dënimit me vdekje në kryeqytetin federal, duke e quajtur atë një masë të domosdoshme për të luftuar krimin dhe për të rikthyer rendin publik.
“Ka ardhur koha që kriminelët më të rrezikshëm të marrin dënimin që meritojnë. Shumë viktima kanë humbur jetën nga dorë e atyre që nuk e kanë respektuar kurrë jetën njerëzore. Mesazhi im është i qartë: mjaft më!”, deklaroi Trump gjatë një konference të jashtëzakonshme.
Ky vendim është pritur me reagime të ashpra. Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë quajtur rikthimin e dënimit me vdekje një hap prapa për demokracinë amerikane, ndërsa mbështetësit e Trump e përshëndetën si një “akt guximi” kundër rritjes së krimit në qytetet e mëdha.
Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se vendimi mund të hapë një betejë të gjatë gjyqësore, pasi Uashingtoni kishte hequr dorë nga dënimi kapital prej dekadash. Megjithatë, Trump u shpreh i vendosur: “Asgjë nuk do të më ndalë të mbroj jetën e qytetarëve amerikanë. Ky është vetëm fillimi.”
