Gazetari Everest Dedaj, i ftuar në një intervistë televizive, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend, duke vënë theksin tek mënyra sesi mazhoranca po e ushtron pushtetin pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ai nënvizoi se 83 mandatet e fituara nga mazhoranca nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht vullnetin e qytetarëve, pasi zgjedhjet u cilësuan nga raportet ndërkombëtare, përfshirë OSBE/ODIHR, si të kontestuara dhe pa elementët kyç demokratikë që garantojnë një proces të lirë dhe të ndershëm.
Dedaj tha se kjo sjellje tregon një mentalitet të një mazhorance arrogante, e cila nuk respekton rregullat e lojës parlamentare dhe po përdor ndryshimet e njëanshme të rregullores për të minimizuar rolin e opozitës.
