Kryeministri shqiptar nuk i ndahet raporteve të vjetra me Putin dhe Lavrov, thirrje BE të mbajë dyert hapur për

Data

Kryeministri shqiptar, Edi Rama duket se ka nuk i ndahet raporteve të vjetra me Putin dhe Lavrov, ndërsa ka sfiduar hapur Presidentin amerikan, Donald Trump gjatë një fjalimi në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës. Ai theksoi se Bashkimi Europian dhe vendet aspirante duhet të marrin në dorë zgjidhjet për sigurinë dhe paqen në kontinent, pa u mbështetur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama kërkoi një plan konkret të BE-së për garantimin e sigurisë së Ukrainës dhe ribashkimin e Europës. Ai nënvizoi nevojën që BE të mbajë derën hapur edhe për Rusinë, duke e përfshirë në një vizion më të gjerë stabiliteti. Kryeministri theksoi se Europa nuk duhet të presë nga jashtë perimetrit të saj dikë që të gjejë zgjidhje. Ai e quajti projektin europian të paqes një krijesë të mahnitshme, që nuk duhet të kthehet në “makineri lufte”.

“Gjerat kanë ndryshuar, por Europa, BE janë dy fjalë të lidhura me një që është paqja. Dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij, paqja ka qenë arsyeja e ekzistencës së tij dhe paqja duhet të jetë arsyeja e së ardhmes së tij.  Si mund ta lëmë këtë krijese të mahnitshme ndërtuar si një projekt paqeje të kthehet në një makineri lufte, një plan paqeje europian mungon dukshëm dhe është krejt dëshpëruese të shohësh 27 a më shumë se 27 përfshirë ne që presim nga diku jashtë perimetrit të jetës tonë dikë që të na gjejë ndonjë zgjidhje. Europa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të Europës dhe po kështu të mbajë derën hapur për përfshirje më tej të Rusisë në një vizion të gjerë për stabilitet ndërsa forcon ndikimin global të Europës duke u pozicionuar si një forcë qendrore për diplomacinë, bashkëpunimin e ndërtimin e paqes në skenën botërore”, deklaroi kryeministrit Edi Rama në Kolegjin e Europës në Bryzh (Belgjikë) më 16 shtator 2025.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related