Gazetarja Esiona Konomi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se me largimin e Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe ardhjen e Niko Peleshit, është shkarkuar në bllok i gjithë kabineti i ish-kryetares. Sipas gazetares, ky është momenti për të treguar sesi kabinetet e Kuvendit shpesh mbushen me emërime për “qokë”, ku një pjesë e mirë e personave të punësuar nuk kanë kryer funksione reale. Konomi përmend disa shembuj konkretë:
- Zëdhënësja e kabinetit, e cila sipas saj nuk ka komunikuar kurrë me gazetarët dhe është marrë vetëm me përgatitjen e materialeve vizuale për rrjetet sociale.
- Ish-eurodeputeti Knut Frankestein, i cili ka përfituar 1600 euro në muaj nga buxheti i shtetit.
- Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, me pagesë 1800 euro në muaj.
- Ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi, gjithashtu me pagesë 1800 euro në muaj, për të cilin gazetarja shprehet se nuk ka dhënë asnjë ekspertizë të dukshme.
- Në këtë kabinet, sipas saj, mund të ketë qenë edhe ndonjë parukiere apo grimiere, duke ironizuar mënyrën si janë plotësuar pozicionet.
