Tragjedi në aksin Korçë–Maliq, ndërron jetë në spital 45-vjeçari Krenar Çekiçi pas aksidentit të rëndë rrugor

Data

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ka përfunduar në tragjedi.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar disa të lënduar.

Mësohet se 45-vjeçari Krenar Çekiçi, drejtues i njërit prej mjeteve dhe punonjës i policisë së burgjeve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të Korçë.

Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë në aksident janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related