Koçiu: Sigurohen 280 mijë vaksina antigrip, për herë të parë vendi dhe koha zgjidhet në “e-Albania”

Data

Vaksina antigrip mbetet mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që qarkullojnë në stinën e vjeshtës. Këtë vit, për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”. Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit, fushata kombëtare nis në datën 22 shtator. Ministrja në detyrë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh këtë fundjavë se MSHMS ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat janë shpërndara në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit.

“Për herë të parë, përmes platformës e-Albania, qytetarët mund të zgjedhin vetë kohën dhe vendin për vaksinimin kundër gripit, duke rezervuar online orarin dhe qendrën shëndetësore që preferojnë”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale. Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksina antigrip mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related