Britani dhe SHBA do nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në energjinë bërthamore

Data

Gjatë vizitës dy-ditore në Britani, Trump dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të njoftojnë bashkëpunime të reja ndërmjet kompanive amerikane dhe britanike në fushën bërthamore. Ndër projektet kryesore përfshihet një partneritet mes kompanisë amerikane X-Energy dhe Centrica-s britanike për ndërtimin e deri në 12 reaktorëve modularë të përparuar në verilindje të Anglisë.

Një tjetër projekt i rëndësishëm me vlerë 11 miliardë paund (15 miliardë dollarë) do të zbatohet në ish-centralin elektrik me qymyr në Cottam, në Anglinë qendrore. Ky projekt, që përfshin ndërtimin e qendrave të avancuara të të dhënave të fuqizuara nga SMR-të, do të realizohet nga Holtec International (SHBA), EDF (Francë) dhe Tritax (Britani).

“Këto angazhime të mëdha na vendosin në rrugën e duhur drejt një epoke të artë të energjisë bërthamore, që do të ulë faturat e energjisë për familjet në planin afatgjatë,” deklaroi kryeministri Starmer të hënën

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related