Akuzat e Ahmetajt/ Rama i përgjigjet: Ata që dje ishin një karrige më tutje nga unë, janë në duart e drejtësisë ose në

Data

Kryeministri Edi Rama iu përgjigji sot indirekt akuzave të Arben Ahmetajt. Gjatë fjalës së tij në punimet e Kuvendit Rinor, Rama tha se sot janë në duart e drejtësisë ose në kërkim prej saj, ata që deri dje ishin në radhët e PS dhe të qeverisë, madje edhe një karrige larg tij.

“Problemi ynë as këtë herë nuk do të jenë kundërshtarët, por do jetë llumi i kënetës së tyre që këtë herë do të vërshojë edhe më shumë tërbim për të errësuar sa më shumë sy, për të mërzitur sa më shumë zemra dhe për të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz. Nuk do t’ia dalin, përkundrazi kanë për ta marrë mbrapsht syve siç e meritojnë, por na duhet shumë durim dhe vendosmëri e këmbëngulje deri në fund të këtyre 100 ditëve.

Duke sharë, shpifur, abuzuar, sajuar, fabrikuar, pështyrë, bërtitur, uluritur, ata do t’ju thonë se unë dhe ne, jemi çdo gjë, që në fakt janë ata vetë. Por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve, kush e bëri më të mirë mund ta bëjë edhe më të mirë akoma, ndërsa kush e la keq, mund ta bëjë simos më keq.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related