Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra në ministritë përkatëse:
Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit
Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme
Të tre do të tre u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Ilva Gjuzi u zgjodh deputete në qarkun e Tiranës, Ceno Klosi në qarkun e Fierit dhe Romina Kuko në qarkun e Korçës.
