Meta po punon për një veçori të WhatsApp që ju lejon të verifikoni dezinformatat dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.
Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24.
Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni “Ask Meta AI” nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike. Për momentin, funksioni është i disponueshëm vetëm për disa përdorues si provë dhe gradualisht do të shpërndahet për të gjithë
