“Britania vendos sanksione ndaj ‘Rrjetit Krasniqi’ për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë migrantësh”

Data

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shpallur sanksione ndaj disa grupeve kriminale të përfshira në kontrabandën e njerëzve përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë një rrjet të falsifikimit të dokumenteve me bazë në Kosovë, i njohur si “Rrjeti Krasniqi”.

Rrjeti “Krasniqi”, me bazë në Kosovë, dyshohet për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentë-shoferëve të falsifikuara për më shumë se 50 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë vlerësuar se grupi ka ndihmuar bandat ballkanike të lehtësojnë kalimin e paligjshëm të migrantëve drejt Evropës Perëndimore.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë disa anëtarë të rrjetit, mes tyre:

Burim Krasniqi, udhëheqës i rrjetit Krasniqi.

Arif Krasniqi, një ndërmjetës i grupit i cili siguronte klientë për shërbimet e tyre.

Flamur Krasniqi, një anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara.

Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimin e shërbimeve të grupit.

Nexhmije Selmani, siguroi ambientet e përdorura nga grupi për falsifikim dokumentesh dhe ishte e përfshirë në sigurimin e pajisjeve për falsifikim.

Endrit Ermellahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Shkëmbim Ermellahu, një anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara”, “, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Këto zhvillime lidhen me një rast të zbuluar më parë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, në janar 2025, kur autoritetet kosovare sekuestruan në Prishtinë një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.

Në bastisje u gjetën mbi 20 mijë mikroçipa, printerë profesionalë, makina laserike dhe mijëra dokumente të falsifikuara nga 51 shtete të ndryshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related