Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave shqiptarë të rrjeteve sociale

Data

Në një Shqipëri ku çdo cep i Instagram-it ndriçon me dritat LED të “haulit” të fundit apo me filtrin e një dite “perfekte”, influencuesit kanë marrë një status që dikur u rezervohej vetëm VIP-ave klasikë. Me një telefon në dorë dhe një audiencë të ndërtuar mbi një algoritëm, ata janë kthyer në motorë ekonomikë që prodhojnë të ardhura të konsiderueshme, tashmë edhe në objekt vëzhgimi të Administratës Tatimore…

Në rrjetet sociale shqiptare, çdo mëngjes fillon me një ”story”. Një kafe në dritë të mëngjesit, një “unboxing”, një urim me zë të ëmbël për ndjekësit, një bashkëpunim i koduar si dashuri e sinqertë për një produkt të ri.

Në sipërfaqe, ky është një ritual modern, një formë komunikimi e përditshme, intime dhe e padëmshme. Por pas këtij rrëfimi minimalist fshihet një realitet financiar shumë më i madh sesa duket: një ekonomi në hije, që funksionon nëpërmjet shikimeve, pëlqimeve dhe një audience që konvertohet në të ardhura të ndjeshme.

Në Shqipëri, ku shumica e të rinjve janë përdorues aktivë të rrjeteve sociale dhe ku tregu reklamues dixhital është rritur me mbi 25 për qind çdo vit pas pandemisë, fenomeni i influencuesve nuk është më një trend i pakicës, por një pjesë qendrore e mënyrës sesi konsumohet, reklamohet dhe shitet gjithçka, nga kremi për fytyrën te mendimi për veten.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related