Drejtësia e re sipas standardeve të kryeministrit me emërime gjyqtarësh dhe prokurorësh nga qeveria, Rama e Berisha…

Data

Drejtësia e re në Shqipëri duket se po kalon një nga periudhat më të nxehta, teksa debati për pavarësinë e saj është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes. Emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të bëhen sipas standardeve të qeverisë, kanë ngritur shqetësime për ndikimin politik mbi sistemin, duke vënë në pikëpyetje standardet e shpallura nga kryeministri. Paralelisht, sulmet dhe kërcënimet e hapura ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nga figura kryesore politike si Edi Rama dhe Sali Berisha po perceptohen si presion mbi organet e drejtësisë. Jo më larg se dje, kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha hodhën akuza të forta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por kjo situatë ka ndezur alarmin se Reforma në Drejtësi, e cila ishte projektuar si një nga arritjet më të mëdha për shtetin ligjor, po vihet në rrezik. Kritikët theksojnë se ndërhyrjet politike mund të dëmtojnë besimin e publikut dhe të pengojnë hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Nga ana tjetër, mbështetësit e reformës kërkojnë mbrojtjen e institucioneve të reja të drejtësisë nga çdo formë ndërhyrjeje. Pra në këtë klimë tensioni, beteja mes politikës dhe drejtësisë po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Por a do të arrijë Reforma në Drejtësi të mbijetojë dhe të forcojë pavarësinë e sistemit, mbetet pyetja më e madhe për të ardhmen e drejtësisë shqiptare. Ndërkohë më poshtë po pasqyrojmë deklaratat e Ramës dhe Berishës që sulmojnë njerëzit e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related