Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak në Pogradec, ku në qendër të diskutimit ishte propozimi për kthimin e kullotave të fshatit Çërravë në hapësira për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.
Mbledhja u shoqërua me tone të larta mes këshilltarëve, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të zonës.
Sipas drejtuesve të Bashkisë Pogradec, dhënia me qira e këtyre tokave për energji të rinovueshme do të sillte të ardhura të rëndësishme për buxhetin vendor, duke argumentuar se kullotat nuk kanë më cilësinë e dikurshme.
