Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

Data

Numri i udhëtarëve me dokumente të huaja që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike apo vizita pranë familjes shënoi rënie me 3.3% në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i shqiptarëve që zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit shënoi rritje domethënëse me 11%, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave.

Numri i vizitorëve të huaj për qëllime turistike pati shënuar rritje me 31 dhe 35% përkatësisht në vitet 2022 dhe 2023, duke kontribuuar në rreth një të katërtën e të gjithë rritjes ekonomike të këtyre viteve. Ritmi i rritjes u ngadalësua në 16% në vitin 2024, ndërsa për periudhën shtatëmujore janar-korrik të këtij viti, ka pasur një rritje prej 1.1%, kryesisht gjatë muajve të parë të vitit. Të dhënat e muajit gusht pritet të tregojnë gjithsesi nëse rënia është një tendencë apo një ngjarje kalimtare.

Shqipëria përjetoi një rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve në periudhën pas pandemisë së COVID-19, një pjesë e së cilës u furnizua nga kërkesa më e lartë e popullsisë së vendeve Evropiane për udhëtime, ndërsa një pjesë, nga biletat më të lira të avionëve për popullsinë shqiptare emigrante, një pjesë domethënëse e të cilëve përdorin dokumentet e shtetësisë që kanë marrë pas emigrimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, sektori ku përfshihet turizmi, pati rritje 35% në vitin 2023 dhe 8% në vitin 2024. Sektori në fjalë përbën aktualisht 4.1% të ekonomisë kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related