Pazare të pista me tenderat e AKSHI-t, vjedhje, rrëmbime, hakerime dhe sfida të hapura të Karçanajt ndaj SPAK…

Data

Pazaret e errëta që zhvillohen pas dyerve të mbyllura të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) vazhdojnë të dalin në dritë. Një institucion që duhej të ishte simbol i transparencës dhe digjitalizimit, është kthyer në një “bankomat” të pashtershëm për një rrjet të ngushtë zyrtarësh dhe biznesmenësh të lidhur ngushtë me pushtetin. Miliona euro nga taksat e qytetarëve janë shpërndarë përmes tenderave të dyshimtë, procedurave të manipuluara dhe kontratave të fryra pa kufi, ndërsa në prapaskenë lëvizin fijet e interesave të pista që përplasen me njëra-tjetrën deri në rrëmbime misterioze dhe kërcënime mafioze. SPAK ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar prova për disa nga këto afera duke marrë në pyetje vetë drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, e cila prej vitesh shihet si “mbretëresha e tenderave”. Por përballë presionit të drejtësisë, ajo vijon të shfaqet sfiduese, ndërsa në hije vazhdojnë të veprojnë emra të fuqishëm që kontrollojnë miliona euro dhe mbajnë peng një sistem të tërë.

Linda e AKSHI-t sfidon SPAK

Ermal Beqiri, një nga eksponentët më të fuqishëm në tregun shqiptar të teknologjisë, ka rënë së fundmi në vëmendjen e SPAK. Burime konfidenciale konfirmojnë se oficerë të BKH kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë së tij, “Soft & Solution”, për mënyrën se si janë fituar kontratat publike, përfshirë hetime mbi shkelje ligjore, favorizime apo manipulime gjatë prokurimeve. Megjithatë, ndonëse është kontrolluar nga SPAK, kjo nuk e ka penguar Beqirin që të përfitojë plot 8.3 milionë euro nga taksat e shqiptarëve përmes AKSHI. Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar dhe sipas dokumentacionit që disponon JOQ Albania, kanë marrë pjesë vetëm katër kompani. Dy prej tyre nuk kanë dhënë fare ofertë, duke rezultuar me vlerë zero, ndërsa fituesi ka ofruar vlerën më të lartë nga të gjithë pjesëmarrësit. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar drejtoreshën e AKSHI, të shpallë fitues Ermal Beqirin dhe partnerët e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related