Dosja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, pasi FBI dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, gjatë hetimeve të thelluara, dyshohet se kanë zbuluar prova të reja që lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Këto të dhëna kanë dhënë një dimension të ri hetimit, duke e bërë çështjen jo vetëm një proces ndaj McGonigal, por edhe një hetim që e vendos Ramën në qendër të skandalit ndërkombëtar pasi sipas informacioneve, afera është e përmasave të frikshme, me korrupsion në sektorin e naftës, energjetikës etj.
FBI po heton se çfarë di McGonigal dhe deri ku ka shkuar ai. Kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të janë në rrezik. McGonigal ka pranuar takimet me kryeministrin shqiptar dhe se ai po tentonte të ngrinte biznes në vendin tonë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi sinjalet janë se FBI di shumë më tepër dhe telashet për Ramën do jenë të shumta në momentin që ai do të dalë nga ajo zyrë. Fati i Sali Berishës mund të jetë më i pakti.
