“21 Janari po rihapet”/ Mahmutaj trondit me zbulimin: Serveri i Kryeministrisë u rikuperua, Berisha përballë drejtësisë

Data

Vetëm 15 ditë para përvjetorit të 21 Janarit, gazetari Fatos Mahmutaj, i plagosur gjatë protestës, ka rikthyer me forcë në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda të pas viteve ’90, duke kërkuar rihapjen e plotë të hetimeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Mahmutaj deklaron se përgjegjësia kryesore për dhunën dhe vrasjet i takon ish-kryeministrit Sali Berisha, duke pretenduar se urdhri për hapjen e zjarrit ndaj protestuesve u dha në momentet e fundit të protestës, kur turma po shpërndahej. Ai kujton se nga ajo ditë tragjike mbetën të vrarë 4 qytetarë dhe u plagosën 137 të tjerë.

Sipas tij, sot nuk bëhet më fjalë vetëm për akuza morale apo politike, por për prova të reja dhe të forta. Mahmutaj thekson se është rikuperuar në pjesën më të madhe serveri i Kryeministrisë, nga ku kanë dalë të dhëna, përgjime dhe materiale të tjera komprometuese, të cilat janë verifikuar edhe nga partnerët amerikanë të drejtësisë.

“Pamjet filmike, përgjimet dhe të dhënat e rikuperuara tregojnë qartë se çfarë ka ndodhur. Kjo çështje është zbardhur. Katër familje humbën njerëzit e tyre, 137 qytetarë u plagosën dhe të gjithë kërkojnë vetëm drejtësi”, u shpreh Mahmutaj.

Ai shton se sjellja e ish-kryeministrit në publik tregon frikë dhe presion, duke nënvizuar se pas 15 vitesh drejtësia mund të jetë më pranë se kurrë dhe se përgjegjësit e 21 Janarit nuk do të mund t’i shmangen më llogaridhënies.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related