Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar draftin e Kodit të ri Penal, ku ka deklaruar se ndryshimet janë bërë pa konsultim dhe në mënyrë të njëanshme.

Më tej Tabaku ka theksuar se modifikimi i akuzave për korrupsionin, apo ligji për zonat e mbrojtura janë ndërhyrje të rrezikshme që e largojnë Shqipërinë nga integrimi në BE.

Ndryshimi i Kodit Penal, modifikimi i akuzave për korrupsionin, apo ligji për zonat e mbrojtura janë ndërhyrje të rrezikshme, të bëra vetëm sepse dikujt nuk i pëlqejnë. Kjo nuk është Shqipëria e vitit 2025 dhe aq më pak një Shqipëri evropiane,” theksoi Tabaku.

Ajo shtoi se vendit nuk i nevojiten ligje të shumta të miratuara në mënyrë të përshpejtuar, por reforma të thella dhe institucione që funksionojnë.

Na duhet balancë pushtetesh, institucione që kërkojnë llogari dhe një parlament funksional. Kjo është thelbësore në këtë fazë të hapjes së negociatave me BE-në,” tha Tabaku në News24.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related