Pavarësia e institucioneve në rrezik, Rama zhduk çdo agjenci të lirë dhe i vendos në varësi të qeverisë

Data

Dalin të tjera detaje nga ligji i ri i qeverisë për administratën shtetërore. Dje publikuam një pjesë të tij, ku përcaktohej se tani do të ketë institucione edhe në varësi të drejtpërdrejtë nga kryeministri, gjë që më parë nuk ishte. Sipas përcaktimeve në relacion, ndryshimet vijnë në kuadër të shkrirjes së inspektorateve. Qeveria ka vendosur që të heqë pavarësinë për shumë agjenci, duke i shpallur si agjenci autonome apo në varësi direkte nga ministritë apo Kryeministria. Duke u bazuar te disa rekomandime të OECD/SIGMA, Enti Rregullator i Energjisë, ai i Ujit, Komisioni i Prokurimit Publik, AKEP, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Instituti i Statistikave, Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Depozitave, Autoriteti për Informacion mbi Dokumentet e Sigurisë Shtetërore, Instituti i Studimeve mbi Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, etj pritet të mos jenë më institucione tërësisht të pavarura nga qeveria. Sipas relacionit, legjislacioni aktual në fuqi parashikon tre lloje të trupave joministrore: Institucionet e Varësisë, Agjencitë Autonome, të dyja në varësi të ministrive dhe që kryejnë të njëjtat funksione të zbatimit të politikave, por me regjime të ndryshme juridike të organizimit dhe funksionimit, dhe Autoritetet apo Entet Rregullatore që janë krijuar me ligje të veçanta, dhe që i raportojnë Kuvendit dhe kryejnë gjithashtu funksione të zbatimit të politikave.

Por bazuar te rekomandimet e  OECD/SIGMA, qeveria propozon ekzistencën e vetëm dy llojeve të trupave joministrore/ekzekutive, pra mbajtjen e institucioneve klasike të varësisë ku sipas këtij propozimi do të përfshihen edhe agjencitë aktuale autonome, dhe ri-konceptimi tërësor i Agjencive Autonome për të akomoduar tipologjinë aktuale të Autoriteteve Rregullatore, duke rregulluar regjimin e tyre juridik të organizimit dhe funksionimit të aftë për të garantuar një autonomi funksionale të plotë në kryerjen e funksioneve rregullatorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related