Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk – Prodës: “Policia shqiptare, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, përsa i përket modelit të bashkëpunimit me Policinë çeke.”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mirëpriti sot, së bashku me drejtues të lartë të Policisë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Presidentin e Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga Zëvendëspresidenti i Policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke.
Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike.
