sh-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza se Ardi Veliu, të cilin e quajti një kriminel të damkosur, ka zbatuar urdhrin për të plaçkitur laptopët ku ndodhen dosjet e Ballukut dhe qeveritarëve të korruptuar.
Berisha tha se ky akt është i drejtuar direkt nga Edi Rama.
“Kurse urdhëri i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, urdhëri i Edi Ramës i zbatuar nga një kriminel i damkosur siç është Ardi Veliu, për të plaçkitur dhe rrëmbyer kompjuterat dhe laptopët e gazetarëve ku janë dosjet e Edi Ramës, dosjet kriminale të Edi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Olsi Ramës.
Janë dosjet kriminale të Lubi Ballukut, të Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë. Është një akt i shëmtuar antikushtetues.
