Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

Data

Katër ditë pas ndërprerjes së transmetimit të TV News24 dhe uzurpimin e godinave të Focus Media Group nga policia dhe ushtria, ka reaguar Ambasada e Holandës në Shqipëri.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada e Holandës thekson se për Mbretërinë e Holandës, liria e medias dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore, pasi ato janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit.

Bashkangjitur me postimin, ambasada e Holandës ka publikuar qendrimin e delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së nënvizon se është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related