Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar bllokimin dhe ndërprerjen e transmetimit të News24, si një agresion banditesk.
Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha theksoi se News24 është televizioni i tretë viktimë i qeverisë Rama, dhe e lidh këtë me periudhën e errët të regjimit komunist, duke përmendur rastin e disidentit Havzi Nela.
Berisha theksoi se ndërprerja e sinjalit dhe rrethimi i ndërtesës ku operon News24 është krejt pa bazë ligjore, duke theksuar se kontrata e qirasë për këtë ndërtesë shtrihet deri në vitin 2033.
“Jam sot këtu për të shprehur solidaritetin tim më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të Ramaduros dhe narkoshteit të tij që, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë rregull, përveçse sentimenteve të urrejtjes së tij ndaj fjalës së lirë.
News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramëa, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.
