Akset rrugore po monitorohen pandërprerë nga ajri me dron dhe nga toka me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Policia Rrugore e Dibrës vijon monitorimin e të gjitha akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Gjatë javës së parë të muajit gusht, është proceduar penalisht 1 drejtues automjeti për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë vendosur gjithsej 469 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
