Pushtohet Shqipëria/ Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit, ja shifrat konkrete të hyrje-daljeve nga udhëtarët

Data

Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në vend përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Java e fundit ka shënuar pikun e mbërritjeve në Portin e Durrësit për këtë sezon veror. Vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën, sipas shifrave zyrtare, kanë mbërritur me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona plot 29 mijë e 424 pasagjerë dhe 9 mijë e 469 automjete. Për të përballuar fluksin, kompanitë detare kanë dyfishuar numrin e lundrimeve, duke e kthyer këtë javë në më të ngarkuarën e sezonit, me 6 tragete në ditë, sipas Kapitenerisë së portit.

Edhe daljet nga vendi kanë qenë të konsiderueshme, ndonëse më të ulëta se hyrjet. Në të njëjtën periudhë, nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt porteve italiane 18 mijë e 664 pasagjerë dhe 5 mijë e 573 automjete.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related