Krerët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe institucioneve ndërkombëtare financiare u ulën dje në Tiranë për t’i dhënë një tjetër shtysë planit të ri të rritjes që Brukseli ka për zhvillimin e rajonit tonë.
Gjashtë miliardë euro është fondi që BE ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. ‘Plani i Rritjes’ i BE-së, projekti ambicioz që synon dyfishimin e ekonomive të Ballkanit brenda një dekade u diskutua në samitin e organizuar sot në Tiranë,
“Ballkani Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rrijtes’ ku morën pjesë liderët e rajonit. Por mundësitë mund të merren ose mund të humben”, – tha Rama duke u bërë thirrje liderëve të rajonit të angazhohen plotësisht pa asnjë rezervë, pa asnjë hezitim, pa kufizime, pa shtrëngime!
Dhe po, të përfitojmë nga kjo mundësi për të mos humbur fondin prej 6 miliardë eurosh. Me planin e ri të rritjes është e qartë, ose do të bëjmë përpara të gjithë bashkë ose do të dështojmë. Ose e bëjmë se bashku, ose dështojmë të gjithë së bashku”, – tha Rama më tej në fjalën e hapjes së samitit duke kujtuar se bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për t’u integruar, pasi “nuk ka drekë falas në BE”.
“Sigurisht çështjet dypalëshe mbeten, por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”, – vijoi më tej Rama ndërsa tregoi dhe ambicien se kur synon Shqipëria të aplikojë në zonën e përbashkët të pagesave euro.
“Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të Krerët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe institucioneve ndërkombëtare financiare u ulën dje në Tiranë për t’i dhënë një tjetër shtysë planit të ri të rritjes që Brukseli ka për zhvillimin e rajonit tonë. pagesave euro, do të ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që qëndrojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi, duke qenë se do të ulë 6 herë koston e transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë dhe në kufijtë tanë rajonalë e të BE-së mund të marrim rritje të përgjithshme prej 25 miliardë eurosh, por për të shkuar aty na duhet që të gjithë së bashku të kryejmë një proces mjaft kompleks. Ky ushtrim nuk është i lehtë”, – tha Rama.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Vareley, theksoi se plani duhet të miratohet fillimisht nga PE.
“Në fakt si plan është plan ambicioz, ne kemi gjysmën e kohës për ta vënë atë në zbatim, ai do duhet të vazhdonte deri në 2027, por mendoj që ne kemi besim të plotë tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që ju do të mund të arrini t’i merrni përfitimet e këtij plani, të mirat që sjell ky plan, i cili ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në dhjetë vitet e ardhshme”, – deklaroi Vareley.
Më tej, ai vuri theksin te reformat e se ky plan do të funksionojë në rast se vendet e rajonit ‘aplikojnë rregullat e Bashkimit Europian. Në rast se ju i pranoni të gjithë këto rregulla dhe pastaj mund të bëheni pjesë e tregut të vetëm edhe përpara se të bëheni shtet anëtar apo shtete anëtare”. Komisioneri për zgjerimin bëri të qartë që fondi 6 miliardë euro do të merret deri në 2027.
