“Temperatura në 42 gradë, nga e mërkura freski”/ Paralajmëron meteorologu Osmani: Ja si do të mbyllet muaji Gusht

Data

Gjatë një lidhjeje direkte meteorologu Hakil Osmani bëri të ditur se vendi ynë do të përjetojë një tjetër valë të të nxehtit afrikan në ditët në vijim, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Sipas meterologut, kulmi i të nxehtit do të jetë deri ditën e martë, ndërsa nga mesjava pritet një tërheqje graduale e masave të nxehta të ajrit.

“Deri të martën do të kemi temperaturat më të larta të javës, ku në qarqet e Beratit dhe Shkodrës pritet të regjistrohen vlera deri në 42 gradë Celsius,” tha Osmani.
Ai shtoi se nga dita e mërkurë do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave si pasojë e zhvendosjes së masave të nxehta të ajrit.

“Duke nisur nga e mërkura, presim një freski relative, me rënie të temperaturave prej rreth 5 gradë, kryesisht në zonat e brendshme dhe juglindore të vendit,” u shpreh meteorologu.
Gjatë fundjavës, konkretisht të enjten, të premten dhe të shtunën, nuk përjashtohen rrebeshet e izoluara të shiut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related