“Nuk ka kthim mbrapa në asgjë”/ I dërguari special i presidentit Trump reagon në kritika të ashpra: Thaçi, peng i Hagës

Data

I dërguari special presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale, të cilën e cilësoi një njollë të madhe për europianët. Ai shtoi se Thaçi po mbahet për një kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike.

Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar”. Më tej ai i bëri thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që të bëjnë më shumë për të mbrojtur ish presidentin Hashim Thaçi.

“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për të shkruar Hashim Thaçin për të gjithë Kosovën. Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related