Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave të të rinjve.
Rrjetet sociale dhe platformat digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit konsumojnë përmbajtje dhe duke ndikuar tregun tradicional televiziv.
Kjo ka ndikuar edhe në tregun e reklamave, ku reklamuesit po kalojnë më shumë buxhet drejt platformave digjitale për të arritur audienca më të targetuara.
Qarkullimi vjetor i 10 televizioneve që kanë raportuar të dhënat në vitin 2024 ishte 6.6 miliardë lekë (rreth 67 milionë euro), me rënie prej 0.35% me bazë vjetore. (mungojnë bilancet e Ora dhe Ora News, aktiviteti i të cilave është vënë në sekuestro nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe nuk kanë dorëzuar bilancin e 2024 si dhe të Syri TV e Fax News).
