Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së, kreu i BDE-së, Ali Ahmeti tha se kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar, kur i është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti.
Si një prej ish-themeluesve të UÇK-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, për ish krerët e UÇK-së. Sipas Ahmetit, UÇK-ja është e përmbajtur ndaj ligjeve të luftës, duke shtuar se qëllimi i saj ka qenë i karakterit çlirimtar.
“UÇK-ja është e përmbajtur në ligjet e luftës. Është e përkushtuar për mbrojtjen e komuniteteve nga gjenocidi, qëllimi i UÇK-së ka qenë çlirimtar,” tha ai
