Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej rreth 100% për çipat gjysmëpërçues të importuar në vend, tha Presidenti Donald Trump.
Ky veprim synon të mbrojë prodhimin amerikan dhe të ulë varësinë ndaj furnizuesve të huaj, sidomos në sfondin e tensioneve tregtare me Kinën.
Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se tarifa e re do të zbatohet për “të gjitha çipat dhe gjysmëpërçuesit që vijnë në Shtetet e Bashkuara”, por nuk do të zbatohet për kompanitë që kishin marrë një angazhim për të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
