Sali Berisha kërc*non me protesta dhe fton qytetarët të zbresin në sheshe në vjeshtë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi dje para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre. “Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësuesit e shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve.

Dhe kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike, e cila ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja e vetme nga kjo situatë”, deklaroi dje Berisha. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, gjatë një konference për gazetarët. Berisha e cilësoi Dumanin si mercenar të Edi Ramës dhe përgjegjës të dytë pas tij për farsën elektorale. Ai e akuzoi për amnistimin e dosjeve 184 dhe 339 dhe për licencimin e praktikave që, sipas tij, cenojnë votën e qytetarëve. Sipas Berishës, Dumani është i vetmi zyrtar me tre apartamente dhe pagë të lartë, që mbrohen përmes qëndrimeve antikushtetuese. “Për çdo gjykatës, për çdo prokuror, me minimumit e integritetit dhe dinjitetit profesional dhe njerëzor, këto do ishin superprova, po këto nuk janë për Altin Troplinin.

Nuk janë për kreun e Skapit, i cili është një mercenar i Edi Ramës, i cili me amnistinë e dosjeve 184 dhe 339 shtroi platformën ligjore të drejtësisë së kapur, firmosi licencat në një akt kriminal për vazhdimin e praktikave antikushtetuese, antiligjore në qëndrimin ndaj votës së qytetarëve shqiptarë. Unë i kam denoncuar Altin Troplinin që në atë kohë dhe e garantoj se do japë llogari gjer në një për këto qëndrime kriminale, antikushtetuese që mban ndaj krimit masiv elektoral të qeverisë, me të cilat ai mbron karrigen e tij, pasuritë e tij, mbron tre apartamentet me rrogë shteti si i vetmi zyrtar në Shqipëri. Mbron rrogën prej mercenari. Shqiptarët duhet ta dinë se asnjë prokuror në Ballkan, në rajon, asnjë prokuror, edhe në vendet ku rrogat janë tre-katër herë më të larta se në Shqipëri, nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Pra, është pikërisht ky avokat i krimit elektoral pas Edi Ramës, përgjegjësi më kryesor për farsën elektorale”, nënvizoi Berisha dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related