Në qershor të këtij viti, u hap hoteli i parë me 5 yje + në Palasë, Shqipëri: Green Coast Hotel – MGallery Collection.
Grupi BALFIN së bashku me zinxhirin hotelier Accor, ka arritur të sjellë në jug të vendit një prej brand-eve më të njohura, MGallery, që gjendet në plot 42 vende dhe 6 kontinente të botës; në qendra qytetesh, buzë detit, por edhe pranë pyjeve.
Maud Bailly, Drejtoresha Ekzekutive e MGallery & Emblems, por edhe e markave të tjera si Sofitel apo Sofitel Legend (të gjitha pjesë të Grupit Accor), në një intervistë të dhënë së fundmi për rrjetet sociale, vlerëson se hapja e një hoteli luksoz si Green Coast Hotel – MGallery Collection vjen në një moment të duhur për Shqipërinë. Ndër të tjera, ajo ndalet edhe te partneriteti me Grupin BALFIN, ashtu sikurse edhe te potenciali që vendi ka për të patur turizëm të qëndrueshëm.
